Skuadra e Herthës së Berlinit ka përjetuar momente tmerri dhe paniku ditën e diel.
Klubi kryeqytetas po kthehej në Berlin pas transfertën ndaj Koln të cilën Hertha e fitoi me rezultatin e thellë 0-4 kur papritur një rrufe shumë e fortë ka goditur avionin e skuadrës kryeqytetase me lojtarët dhe stafin që janë tronditur shumë duke përjetuar momente ankthi.
“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova. Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak. Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar drejtori sportiv, Michael Preetz për “Bild” .