Në një konferencë për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka thënë se janë arrestuar dy eksponentë të krimit të organizuar, Julian Meçe dhe Plarent Dervishaj.
Muhamet Rrumbullaku: Policia e Shtetit është partneri më i besueshëm përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, organizatave kriminale në një bashkëpunim me SPAK dhe të gjithë prokuroritë. Në kuadrin e informacioneve dhe operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe të organizatave kriminale, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe.
Është kontribut i punës së djemve dhe vajzave dhe të gjitha strukturave në një nivel kombëtar të Policisë së Shtetit, të departamente respektive, por edhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara Arabe për mënyrën e operacionit policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.
Pyetje: Kur pritet ekstradimi i tyre në territorin tonë?
Muhamet Rrumbullaku: Është bërë ekzekutimi i vendimit dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë.
Pyetje: Në cilin vend janë ekstraduar ata dhe a ndodhen aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës?
Muhamet Rrumbullaku: Zotërinjtë janë nisur nga aeroporti i Rinasit për në dhomat e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë. Kanë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.