Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje opozitës që mos kërkojë pushtetin në tavolinë. Sipas tij, nuk është normale që opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë.
Ruçi: Ultimatumet nuk janë demokratike. Pushteti nuk merret në tavolinë dhe populli nuk është një turme që vjen në protestë, por është tërësia e qytetarëve që na gjykojnë dhe mandatojnë me votë. Që opozita të dojë karriget e qeverisë për mua kjo është normale. Për mua është normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme duke mos pritur ato normale. Por që opozita të synojë pushtetin në tavolinë dhe për këtë të hedhë në erë rrugët e jetës demokratike, kjo për mua nuk është normale. Si mundet të opozita të kërcënojë parlamentin dhe të organizohet për ta dhunuar atë? Si mundet opozita të braktisë detyrën dhe të lerë zgjedhësit e saj pa zë në parlament? Si mundet që opozita të zhvillojë debatin në rrugë.