Deputetja demokrate, Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se ekziston një opozitë tjetër përveç asaj që dorëzoi mandatet ose opozitës së re.
Sipas saj opozita e vërtetë janë “të rinjtë që nuk përndyen me pseudopakte, qytetarë që vërtet duan ndryshim”.
“Ishte vendimi i duhur për të qëndruar në parlament, jo për të mbajtur qeverinë, po për të mos çuar Shqipërinë në konfrontim civil. Duhet të heqim dorë nga ky kërcënim. Faza e ardhshme do jetë përcaktuese për Shqipërinë. Do zgjedhim nëse do kemi demokraci të konsoliduar. Politikanët e sotëm nuk mund të shihen më si udhërrëfyes të atyre që i hoqën shpresën për të qëndruar në këtë vend. le të shpresojmë që këto 3 dekada do mbyllen.
Ekziston një opozitë tjetër që është kundra jush. Një shoqëri civile që ju nuk e përfillni, nuk i dëgjoni, të rinj që nuk përndyen me pseudopakte, qytetarë që vërtet duan ndryshim. Dhe këto janë opozita reale që ju duhet të druheni e të keni frikë”, tha Hajdari.