Qeveria ruse mund të nisë testimet për një version “shtëpiak” të rrjetit, duke u izoluar nga rrjeti botëror ku janë lidhur të gjitha shtete e tjera. Sipas burimeve nga brenda Kremlinit, cituar nga mediat ruse, testimet do të nisin që në nëntor dhe mund të zgjasin deri në një vit.
Vendimi mendohet të jetë marrë për të mbrojtur sistemet ruse nga sulmet kibernetike, duke lejuar shtetin federativ të veprojë i shkëputur nga pjesa tjetër e rrjetit. Megjithatë, kritikët e kësaj zgjidhjeje mendojnë se testimet janë pjesë e një skeme të madhe për të izoluar qytetarët nga bota dhe ndikimet e saj.
Nuk është hera e parë që Rusia pretendon të testojë një mundësi të tillë, por zbatimi i planit në prillin e këtij viti nuk u realizua. Por mediat ruse raportojnë se këtë herë testimet do të fillojnë. Qeveria ruse besohet se konsideron varësinë nga teknologjia e informacionit që vjen nga Perëndimi si një dobësi strategjike që mund të shfrytëzohet nga shtete të tjera.