Politika Albin Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Ramën

Albin Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Ramën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Siç shihet edhe nga videoja Albin Kurti gjendet tashmë në ambientet e kryeministrisë.

I pyetur më herët mediat kosovare se çfarë do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Kurti tha se pjesë e bisedës do të jenë shumë tema të rëndësishme, por zgjodhi të mos i specifikojë ato.