25 mijë euro për një natë. Kaq thuhet nga mediat italiane që ka fituar Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që mori pjesë si një ndër 10 prezantueset e Sanremo 2020.
Nga 25 mijë euro janë shpërblyer edhe prezantueset e tjera, që performuan në netë të ndryshme të Sanremos.
Por diferencën e ka bwrw bukuroshja Georgina Rodriguez, e cila ishte përkrah Alketës në natën e tretë. Ajo është paguar plot 140.000 euro. Kjo e fundit ka vendosur që paratë ti japë për bamirësi në spitalin e fëmijëve Regina Margherita në Torino. Paratë do jenë një ndihmë çmuar për repartet e spitalit të fëmijëve, ndërsa raportohet se do përdoren për mirëmbajtjen dhe rinovimin e tij.
Plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë të Sanremos. Nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo. Por kurorën e shpërblimit e ka vetë prezantuesi kryesor Amadeus, i cili është paguar rreth 600 mijë euro.
Shumë e madhe kjo, por që sipas organizatorëve të RAI-t konsiderohet si një investim i mirë, pasi me një show të mirë mund të fitohet gjithashtu mirë. Dhe kështu ka ndodhur. Pasi edhe pse shpenzimet për festivalin i kanë kushtuar RAI-t diku te 18 milionë euro, mendohet që të ardhurat totale të jenë afro 30 milionë euro, pra me një fitim më shumë se 10 milionë euro. Kjo pasi një spot publicitar 30 sekonda në mes të festivalit kapi shifrën deri në 400 mijë euro.
Vetëm gjatë natës së mbrëmshme audienca e festivalit ishte diku 53%, apo më shumë se 9 milionë teleshikues, duke shënuar rekord të ri. Por kur flasim për shifra të larta audience, çmime reklamash, shpërblimesh apo shpenzimesh gjithçka është e përligjur. Sepse Sanremo mbetet Sanremo