Për të përfituar pension të plotë një shqiptar duhet të punojë mesatarisht 35.8 vite pune.
Po cilët punojmë më shumë dhe më pak në Europë?
Stili i jetesës së italianëve është burim zile për shumë. Ushqimi, klima dhe të tjera aspekte të “Bella Vita” i ka renditur italianët në një ndër popujt më të shëndetshëm në botë dhe sipas të dhënave të Eurostat një italian punon mesatarisht 30.7 vite.
Në kontrast, suedezët e zellshëm për punën punojnë mesatarisht 41.2 vite. Fqinjët e tyre në të gjithë Detin e Veriut, si Holanda, Danimarka, Britania dhe Gjermania kanë një mënyrë të ngjashme të njëjtën kohëzgjatje të kohës që punojnë.
Në të gjithë Europën, njerëzit po punojnë më shumë se të kaluarën. Në 2015-ën, europianët punonin më shumë se 1.9 vite me shumë se një dekadë më parë. Edhe për shqiptarët, me ligjin aktual të pensioneve, parashikohet që numri i viteve deri në 2029 do të arrijë 40.
Njerëzve në Maltë iu shtuan me 5.1 vite koha që iu duhet për të dalë në pension ndërmjet viteve 2005 dhe 2015, por përsëri ata punojnë vetëm 33.4 vjet për të përfituar pensionin e plotë, saqë europianët e veriut do të ndiheshin keq për ta.
Sipas të dhënave të Eurostat, vendet europiane që punojnë më pak janë Belgjika me 32.6 vite, Greqia me 32.3 vite, Bullgaria me 32.1 vite dhe Italia me 30.7 vite.