Në fjalën e tij përshëndetëse në Samitin e Diasporës, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në Maqedoninë Verore, ka zgjedhur të sjellë figurën dhe rolin e Skënderbeut si model të një mërgimtari që i vjen në ndihmë vendit.
“Momentet më të rëndësishme historike rrjedhat i kanë pasur nga mërgata. Skënderbeu u mobilizua dhe zbarkoi në djepin ku u përkund Rilindja Kombëtare, veproi në perëndim dhe në lindje, por energjitë i vendosi në shërbim të vendit dhe të atdheut”, tha politikani i njohur shqiptar, Ali Ahmeti.
Ndërsa për një arbëresh pasardhës të Kastriotëve vëmendja duhet kthyer në marrëdhëniet kah Shqipërisë.
Loris Castriota Skanderbegh thotë: “Është bukur sepse gjithmonë ndihem në shtëpi kur jam më Shqipëri, Kosovë apo në të gjitha komunitet. Përpiqem të jap kontributin tim në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë në veçanti, por edhe ndërmjet arbëreshëve dhe Shqipërisë”.
Samiti i Diasporës do të zgjasë deri më 2 mars, duke sjellë një numër të madh shqiptarësh nga fusha e biznesit, shkencës, artit dhe kulturës.