Aktualitet Sarandë/ Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me fëmijën...

Sarandë/ Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me fëmijën e porsalindur

Foto ilustruese

Është hidhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi është hedhur bashkë me fëmijën 1 ditësh.

Ajo bashkë me fëmijën janë transportuar në urgjencën e spitalit dhe po marrin ndihmën e parë.

Si fëmija dhe nëna fatmirësisht janë në gjende të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes