Politika Seanca më 6 nëntor, Berisha: Nuk do të paraqitem kurrë, vendim antikushtetues

Seanca më 6 nëntor, Berisha: Nuk do të paraqitem kurrë, vendim antikushtetues

Masën e sigurisë së gjykatës për detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë Shqipërisë, Sali Berisha e konsideron de facto formë arrestimi me detyrim paraqitje.

Berisha tha sonte në emisionin “Opinion” se masa e sigurisë ndaj tij është e pavlefshme pasi duhej të ishte marrë fillimisht autorizim nga Kuvendi.

“Më lejo të garantoj qytetarët se jam i gatshëm të paraqitem para çdo institucioni akuze dhe gjykate në çdo kohë që të kërkohem pa asnjë hezitim. E kam shprehur në mënyrën më të përsëritur që pavarësisht se çfarë konsiderate ke për personin që të thërret për të marrë në pyetje, nuk duhet refuzuar kurrë sepse në qoftë se ndodh kjo kalon në fazën parashtetërore dhe unë nuk jam për fazën parashtetërore, jam për shtetin ligjor.

Por, çfarë ndodh aty? Një gjykatëse merr përsipër të shkruajë në tryezën e saj Kushtetutën. Akti më i rëndë që mund të bëjë një prokuror ose një gjykatës. Të shkruajë Kushtetutën duke shkelmuar me të dy këmbët Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, liria e lëvizjes.

Jam shumë i çliruar duke qenë autor i amendamentit të heqjes së çdo lloj kufizimi për deputetët dhe zyrtarët para drejtësisë, këtë amendament e rrëzoi Edi Rama në 2012 me pretekstin se na arreston Sali Berisha. Tani unë jam këtu dhe i them Edi Ramës bëhu burrë të votojmë amendamentin.

Është njëlloj heqje lirie, derisa më merr pasaportën unë nuk shkoj jashtë shtetit. Kërkon dorëzimin e pasaportës, është në vendim. De facto kjo është një formë arrestimi me detyrim paraqitje”, u shpreh Berisha.

Seanca më 6 nëntor, Berisha: Nuk do të paraqitem kurrë, vendim antikushtetues

Edhe pse gjykata ka marrë vendim që ish-kryeministri Sali Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6 Nëntor, ora 10:00 para oficerit të Policisë Gjyqësore, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, Berisha thotë se ai nuk do ta pranojë diçka të tillë teksa thotë se “nuk do të paraqitet kurrë”.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha shprehet se ai nuk pranon një vendim të cilin e konsideron antikushtetues.

Fatjona Mejdini: Gjyqtarja është e specializuar për të interpretuar Kushtetutën.

Sali Berisha: Unë jam marrë më shumë se me çdo gjë me Kushtetutën. Gjyqtarja është e specializuar për të bërë gjueti shtrigash. Asaj iu kërkua, ky quhet gjykim incidental, ajo refuzoi. Gjykatësja refuzoi. Tani është në Apel. Ky quhet gjykim incidental.

Blendi Fevziu: Ju e quani të padrejtë vendimin e gjykatës? Gjykata ka marrë një vendim, ju a do t’i bindeni?

Sali Berisha: Vendim antikushtetues. Kurrë.

Blendi Fevziu: Pra, nuk do të paraqiteni?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Është vendim antikushtetues. Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Qëndrimi im ka qenë mbrojtja e Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve. Ajo e bëri vendimin pa pyetur fare dhe unë në këtë rast mund të thoja që s’kam punë me atë gjykatë, por dhashë mesazhin që pavarësisht nga shkelja do të përfaqësohem me avoketërit.

Blendi Fevziu: Po nëse gjykata merr vendim që ju të paraqiteni forcërisht?

Sali Berisha: Unë një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj. Është i turpshëm politik sepse shkon në atë shkallë që nuk është njohur kurrë pa pyetur parlamentin. Nuk e bien në Parlament sepse pas 3 vitesh hetim, nuk kanë ngritur dot akuzë, por një piramidë mashtrimi. Nga hetimi del në pah fryma klasore ndaj pronarëve.