Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sjeko flet për herë të parë në lidhje me vjedhjen në Rinas.
Për Sejkon, nj ngjarje e tillë, jo vetëm ka ndikim financiar tek investitorët e huaj, por ndikon negativisht dhe në imazhin e vendit.
Sejko nuk ishte në dijeni nëse bankat që transportonin paratë më 9 prill i kanë zbatuar rregullat e sigurisë për bojën, por tha me siguris se GPS hiqet në aeroport.
“Në dijeninë time disa bankat e kanë pasur GBS. Natyrisht për arsye teknike GBS zhvendoset në aeroport po ashtu dhe doganat po këtu nuk bëhen fjalë për element të detajuar në këtë nivel pasi këto janë post faktum për të zbuluar ne duhet të jemi të koordinuara si institucione për të marrë masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më në të ardhmen.”- është shprehur Sejko.
E pyetur më herët nga Gazeta “Si” për ngjarjen e 9 prillit në Rinas në lidhje me trasnprotimin e parave dhe kushteve të sigurisë, Banka e Shqipërisë nuk është përgjigjur.
Megjithatë edhe në këtë rast, guvernatori Sejko nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi si institucion në lidhje me ngjarjen dhe masat për të ardhmen.