Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar një vizitë të paparashikuar në Tiranë.
Mësohet se Stoltenberg sipas agjendës do të vijë në Tiranë ditën e dielë, ditë kjo ku mbahet edhe protesta e rradhës e opozitës.
Në vizitën disa orëshe në Tiranë, Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Rama disa orë para protestës së opozitës.