Kryesore Sekretet e hotelit ‘Amigo’, aty ku Meloni, Macron e Scholz diskutojnë mes...

Sekretet e hotelit ‘Amigo’, aty ku Meloni, Macron e Scholz diskutojnë mes shisheve të verës dhe anekdotat e liderëve europianë

Nëse muret e hotelit “Amigo” në Bruksel do të kishin veshë dhe do të mund të flisnin, do të tregonin shumë histori dhe sekrete. Disa shekullore, duke qenë se hoteli ikonë në zemër të kryeqytetit belg ka shërbyer si burg 500 vjet më parë dhe familjet e të burgosurve kishin turp të pranonin historinë e të afërmve që përfunduan pas hekurave.

Në njëzet vitet e fundit, sekreteve shumë të lashta të të burgosurve dhe madje edhe atyre të dënuarve me vdekje, që sipas legjendës mbërritën në Grand Place, për të kaluar në gijotinë, u janë shtuar bisedat private, konfrontimet e natës, mangësitë dhe anekdotat e shumta të liderëve evropianë që vijnë për të fjetur në “Amigo”, të paktën gjatë mbledhjeve të Këshillit Evropian.

Mbrëmë kryeministrja italiane Giorgia Meloni ndodhej aty në orën një, mes një gote shampanje dhe një shisheje vere të kuqe franceze. Pas më shumë se dy orësh bisedë, fillimisht me Macron dhe më pas edhe me Scholz, ajo mezi i përshëndeti kamerierët para orës tre të mëngjesit, duhet thënë se edhe Angela Merkel, me stafin e saj dhe shishet e verës vështirë se i përshëndeste kamarierët para orës tre të natës.

Nëse muret e hotelit mund të flisnin, ata me siguri do të mbanin mend fjalët ndonjëherë të ashpra, sigurisht shumë kritike që Merkel dhe Macron i drejtuan Giuseppe Contes një natë katër vjet më parë, duke e bërë fajtor se kishte nënshkruar marrëveshjen e “Rrugës së Mëndafshit” me Kinën, duke thyer unitetin evropian.

Ata i thanë së bashku se kishte gabuar dhe padyshim që i thanë pasi e ftuan në tavolinën e lokalit, në këndin që është këndi i natës i delegacionit gjerman prej 15 vitesh, duke e përfshirë në një format privat ku lideri i “Pesë Yjeve” në Këshillat e tij të parë evropianë ishte i pasuksesshëm.

Në një dhomë në katin e parë të hotelit, gllënjka e fundit e shampanjës së kryeministres natën vonë, gjatë takimit të shkrirjes së akujve me Macron në muajin mars.

Që kur Meloni mori detyrën ajo ka zgjedhur pa hezitim hotelin e preferuar nga Gjermania dhe Franca për samitet evropiane. Lokali është rinovuar së fundmi, me letër-muri që riprodhon periudhën kubiste të piktorit belg Magritte, ndërsa dhomat janë të mbushura me piktura shumë më të lehta të një tjetër simboli kulturor belg, Tintin-it të vogël.

Mateo Renzi ka shkuar po ashtu për të fjetur aty dhe ishte i kënaqur për stërvitjen e mëngjesit, pasi ka dritare të errëta në palestër. Edhe Giorgio Napolitano kaloi aty dhe padashur shtoi një anekdotë për “Amigon”.

Quirinale kishte rezervuar suitën më të madhe, e cila në thelb është një shtëpi, e kompletuar me një dhomë takimesh, sallë pritjeje, oxhak, tarracë me një duzinë shezllonesh dhe pamje nga Grand Place. Në atë kohë quhej thjesht suita e Merkelit, pasi kancelarja e kishte shumë qejf. Por Kreu i atëhershëm i shtetit italian, sapo kapërceu pragun, pa përreth, bëri disa hapa të tjerë dhe u bë kurioz duke thënë: “Mund të më thoni sa kushton e gjithë kjo?”. Menaxheri që e shoqëronte iu përgjigj, ndërsa Napolitano ia ktheu:”Unë preferoj një dhomë tjetër, më të vogël.”

Numri i dhomave që tre vendet e para të BE-së rezervojnë çdo herë është gjithashtu një sekret, teorikisht. Por përveçse të dhëna konfidenciale, me kalimin e viteve ato janë kthyer edhe në një pikë referimi kurioz të peshës së ndryshme gjeopolitike të Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Kur vjen kancelari, i japin pak a shumë kartat për 30 dhoma shefit të protokollit gjerman, rreth njëzet homologut të tij në Elysee dhe zyrtarit të Palazzo Chigi- t një numër që luhatet në rreth 15.

Një pjatë makarona me salcë domatesh, në restorantin Bocconi, që është pjesë e hotelit, kushton 28 euro. Por në fund të fundit ju paguani për privilegjin për të qenë në gjendje të takoni tre liderë evropianë, nga tre vende themeluese të Bashkimit, duke ngrënë mëngjes së bashku. Disa njerëz janë të magjepsur pas kësaj ideje./Corriere della Sera