Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilëve u ka sekuestruar një pistoletë, municione luftarake, një sasi të dyshuar si lëndë narkotike dhe një mjet të blinduar tip BMË.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë përfunduar L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë; D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë; O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë; E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qira ku personat jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se mbanin në banesë sende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ata kanë larguar disa prej këtyre sendeve, duke i hedhur nga ballkoni.