Kryesore Selami dhe Bregu distancohen nga “Çadra”

Selami dhe Bregu distancohen nga “Çadra”

Sot teksa në Parlament zhvillohej seanca plenare në “Çadrën e Lirisë” në Bulevard u mblodhën deputetët e opozitës. “Ky është parlamenti i vërtetë”, tha Basha.

Por, aty ra në sy mungesa e deputetit Eduard Selami.

Ai prej kohësh nuk ka marrëdhënie të mira me Bashën dhe debatet në grup janë publikuar disa herë në media.

Po kështu, Selami pati deklaruar në verën e 2016 se do ta votonte Reformën në Drejtësi edhe nëse nuk votonte PD-ja.

Duket se Selami ka sot të njëjtin qëndrim me mazhorancën se “opozita po bllokon Vetingun”.

Mediat kanë tentuar të kontaktojë gjatë këtyre ditëve me z.Selami për të ditur qëndrimin e tij për protestën, por nuk ka pranuar të flasë.

Gjithashtu në çadrën e protestës vihet re mungesa e Majlinda Bregu, por ajo ka deklaruar se ndodhet jashtë vendit për vizitë pune.

Burime pranë Grupit të PD bëjnë me dije për “American Eye” se diplomatët kryesorë janë duke negociuar me deputetë të ndryshëm të opozitës që të shkojnë në kuvend.

Ende nuk dihet nëse do të ketë rezultat përçarja e deputetëve të PD-së. / American Eye