Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm pak çaste më parë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Detin Adriatik.
Lëkundjet kanë krijuar sërish panik tek qytetarët në Tiranë të cilët kanë dalë në rrugë, ndërsa në Thumanë e Durrës ku vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit mësohet se është ndërprerë puna.
Që prej mëngjesit të së martës, vendi ynë është goditur nga qindra lëkundje të tjera tërmeti.