Nëntë persona janë vrarë nga një sulm me armë në Dejton të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ka konfirmuar policia lokale, që shton se gjithashtu ka vdekur edhe personi përgjegjës për masakrën, që vjen vetëm disa orë pasi një 21-vjeçar vrau 20 persona në El Paso të Teksasit.
Ndërkohë, sipas CNN, 16 persona të tjerë janë plagosur dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.
Sipas dëshmitarëve, atentatori ka qëlluar me armë zjarri për 30 sekonda pa pushim brenda një bari në Distriktin Oregon.