Pentagoni tha të hënën se kishte testuar një raketë konvencionale Kruz të lëshuar nga toka, që goditi objektivin pas një fluturimi prej më shumë se 500 kilometrash.
Kjo është prova e parë e këtij lloji që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Traktati i Forcave Bërthamore me rreze të mesme veprimit (INF).
Në një deklaratë, Pentagoni tha se prova u zhvillua të dielën në ishullin San Nicolas të Kalifornisë.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga traktati historik i vitit 1987 me Rusinë në fillim të këtij muaji, pasi arritën në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin, akuzë që Kremlini e ka mohuar./VOA