Qeveria e SHBA i ofroi presidentit ukrainas mundësinë për ta evakuar dhe larguar nga Kievi, por ai nuk pranoi. Lajmi është bërë i ditur nga Associated Press, që përmes burimeve ka mësuar se Zelensky kërkoi armë dhe municione, e jo të largohet nga vendi.
“Lufta është këtu. Kam nevojë për municione, jo për të udhëtuar”, tha Zelensky.
Presidenti 44-vjeçar zgjodhi të qëndrojë në Kiev, aty ku zhvillohet beteja me forcat ruse, të cilat kërkojnë të marrin kontrollin e kryeqytetit.
Ndërsa familja e tij është evakuuar në një vend të sigurt.
“Kurse unë po qëndroj në zyrat e qeverisë së bashku me të tjerët. Armiku më ka caktuar mua si objektivin kryesor dhe familjen time si objektivin numër 2”, ka thënë më herët Presidenti Zelenski.
Kreu i shtetit të Ukrainës ka dalë disa herë me video të postuar në Twitter ku shfaqet në rrugët e Kievit.