Bota 3 ditë luftë/ 198 ukrainas të vrarë nga sulmet ruse

3 ditë luftë/ 198 ukrainas të vrarë nga sulmet ruse

Që nga dita e parë e sulmit rus në Ukrainë, 198 ukrainas janë vrarë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në mesin e viktimave janë edhe 3 fëmijë.

Ministri ukrainas i Shëndetësisë ka konfirmuar këto të dhëna, duke shtuar se 1115 persona kanë mbetur të plagosur, duke përfshirë edhe 33 fëmijë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se 35 persona, përfshi dy fëmijë, mbetën të plagosur nga përleshjet e armatosura gjatë natës në rrugët e Kievit.

Sipas tij, nuk ka prani të madhe ushtarake në kryeqytetin ukrainas, por grupe diversante ruse janë aktive në zonë.