Politika “Sheh ëndrra me sy hapur”, Presidenca i përgjigjet Ballës: Nuk tolerojmë më

“Sheh ëndrra me sy hapur”, Presidenca i përgjigjet Ballës: Nuk tolerojmë më

Pohimet e Presidentit Ilir Meta për firmosjen e dekretit me anë të të cilit do të shpërndajë parlamentin e Shqipërisë, deputeti socialist Taulant Balla i komentoi në një deklaratë për mediat ku tha se këto pohime të Metës janë ëndrra me sy hapur.

Socialisti tha se Presidenti nuk e ka këtë kompetencë në Kushtetutë, ndërsa Parlamenti ka të drejtë ta shkarkojë kreun e shtetit, pasi hetimit parlamentar.

Por pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta i cili në një postim në Facebook thotë se janë deklarata të “shëmtuara dhe të dënueshme”.

“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.

Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!

Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:

LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE! TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!”, deklaroi zëdhënësi i Metës.