Pas shembjes së digës prej betoni në kanionin e Holtës, ka reaguar vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shprehet se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:
“Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket🤚
Për ne PO-ja është PO👍 dhe JO-ja është JO👎
Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty😁
Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë themi🤝 Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem🙏”, përfundon kryeqeveritari.
Përsa i përket çështjes në fjalë, ju kujtojmë se ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe qeveria u tërhoq nga ky projekt.