Shqipëria shënon viktimën e 5 të koronavirusit COVID-19.
Burimet bëjnë me dije për Ora Neës se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin infektiv, Ndue Marinaj.
48-vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.
Ai ishte babai i 4 fëmijëve.
Marinaj kishte 10 ditë që ishte shtruar tek infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.
Ministria e Shëndetësisë pritet të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë të rejat, ndërsa deri dje në Shqipëri numëroheshin 104 të infektuar, 4 të vdekur dhe 5 të shëruar.