Bota 8 pacientë italianë do të kurohen në Gjermani. OBSH: Pandemia po përshpejtohet

8 pacientë italianë do të kurohen në Gjermani. OBSH: Pandemia po përshpejtohet

Edhe Gjermania nuk i ka shpëtuar koronavirusit, madje deri tani janë gati 30 mijë persona të prekur, por fatmirësisht numri i të vdekurve është i ulët krahasuar me vendet e tjera.

Sistemi shëndetësor është në këmbë dhe po arrin të përballojë deri tani situatën, në ndryshim nga Italia fqinje, ku po haset vështirësi e jashtëzakonshme për të kuruar të prekurit. Madje, shpesh mjekëve u është dashur të zgjedhin pacientët e rinj për t’i vendosur respiratorët. Në këtë situatë, “Tgcom24” shkruan se Gjermania ka reaguar duke marrë 8 pacientët e parë nga Italia, të cilët do të kurohen në Gjermani.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje krerëve të G20-ës të bashkëpunojnë në mbrojtje të mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë. Po ashtu, OBSH ka paralajmëruar se pandemia është duke u përshpejtuar.