Meteorët që janë rrëzuar në tokë, miliarda vite më parë përmbanin sheqer.
Zbulimi është bërë nga NASA dhe mbështet idenë që asteroidët mund të kenë në përbërje këtë përbërës të rëndësishëm për jetën tonë.
Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë dolën në këtë përfundim, pasi analizuan 3 meteorë, përfshirë njërin që u rrëzua në Australi në vitin 1969.
Prej vitesh, NASA po studionte mundësinë e gjetjes së substancës së sheqerit në trupat qiellorë.
Në një përfundim të tillë, shkencëtarët dolën vetëm pasi përdorën acid hidroklorik dhe ujë në punën e tyre kërkimore.