Diskutimi për aksionin opozitar dhe vendimin për të djegur në grup mandatet e deputetëve ka degjeneruar në një sherr midis analistit Shpëtim Nazarko dhe ish-deputetit të PD, flamur Noka në studion e emisionit “Dritare”.
Teksa Noka hidhte akuza ndaj mazhorancës aktuale, Nazarko e akuzoi se ai vetë kishte vjedhur vota në mes të Tiranës, në vitin 2011-të.
Sipas Nazarkos, ish-ministri i Brendshëm ka ndihmuar që të mbushen kutitë në zgjedhjet vendore, që Lulzim Basha të bëhej kryetar bashkie duke i zënë vendin Edi Ramës.
DEBATI:
Nazarko: Ke vjedhur vota në mes të Tiranës në 2011, ke gojë dhe flet. Me zë dhe me figurë i ke, se ke qene edhe ministër i Brendshëm ti. Popullin budalla e dini ju. Populli s’ka ç’bën se s’ka shpresë dhe tek PS ndaj po ikin nga sytë këmbët njerëzit.
Noka: Në 2011 është numëruar vota live, ka qëndruar aty edhe ambasadori i SHBA, Arvizu bashkë me stafin e tij. Ka pasur vlerësim ai proces. Në 2011 u shenjtërua vota e çdo shqiptari.