Dy persona janë plagosur në një sherr mes disa qytetarëve dhe punonjësish policie që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjashtë në Sarandë.
Shkak i sherrit janë bërë motive të dobëta.
Gjatë përplasjes janë përdorur mjete të forta të cilat kanë shkaktuar lëndimin e Albi dhe Enea Nexhipit. Ata u dërguan fillimisht në spital, e pas marrjes së ndihmës u shoqëruan në polici.
Bashkë me ta janë shoqëruar edhe persona të tjerë si edhe punonjësit e përfshirë që ndodheshin jashtë shërbimit.
Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.