Dënohet shqiptari i akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të një 23-vjeçari rumun Giordano Bogdan, më 7 shkurt 2016 në Altopascio të Italisë.
Gjykatësi i provincës të Luccas pranoi kërkesën e prokurorit publik Paola Rizzo dhe e dënoi shtetasin Oltian Cepa me 4 vjet e gjashtë muaj burg për plagosje të rëndë.
Hetuesit zbuluan se mosmarrëveshja midis shqiptarit dhe rumunit filloi në WhatsApp.
Ata arritën në një pikë të tillë që shkaktoi përleshje fizike.
Cepa kishte dërguar fyerje kundër një vajze dhe për këtë ai ishte përjashtuar nga administratori i grupit WhatsApp, Giordano Bogdan. Kjo shkaktoi pakënaqësi tek shqiptari, i cili fillimisht e kërcënoi dhe më pas palët u përleshën fizikisht.
Çepa dhe rumuni, në orën 18.30 të 7 shkurtit 2016 u takuan në qendër të Altopascio.
Cepa, me vëllanë e tij Landi dhe pesë të rinj të tjerë, arritën në takim të pajisur me kaçavida dhe ndoshta me thikë. Pasi e identifikuan rumunin, të shoqëruar nga babai dhe kushëri i tij, ata e sulmuan brutalisht.
Të tre rumunët u plagosën, por gjendja ishte më e rëndë për 23-vjeçarin, i cili u qëllua në ballë me kaçavidë.
Në qershor të vitit 2016, vëllezërit Cepa u arrestuan, ndërsa të dyshuarit e tjerë, duke përfshirë një të mitur, u lanë të lirë.