Atmosfera festive ka pushtuar Tiranën prej ditësh, teksa mbrëmjen e Krishtlindjes, sheshi Skënderbej është ndezur nga këngëtarja e mirënjohur Filloreta Raçi (FIFI), që ka mbledhur mijëra njerëz për të ndjekur performancën e saj live.
E shoqëruar si gjithmonë nga Maestro Robert Myftari në tastierë, Fifi ka performuar për më tepër se 60 minuta, duke kënduar live të gjithë hitet e saj, teksa nuk ka munguar as repertori tradicional me këngë popullore nga më të njohurat e trevave të ndryshme shqiptare.
Kënga “Diell” ishte ajo që ndezi më së shumti atmosferën, e cila u promovua në “Big Brother Albania Vip” dhe vetë FIFI e interpretoi për herë të parë para publikut, pikërisht në koncertin madhështor në sheshin Skënderbej.
Kujtojmë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë), ka qenë ndër personazhet më të komentuara muajve të fundit, kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP.
Ndërkohë, pas daljes nga shtëpia e famshme e BBV, Fifi publikoi këngën “Diell” të cilën e shkoi gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.
Ky projekt u mirëprit nga fansat e saj dhe brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.