Extra “Shi” dashurie, helikopter dhe lule nga qielli, Donaldi merr surprizën më të...

“Shi” dashurie, helikopter dhe lule nga qielli, Donaldi merr surprizën më të bukur në BBV

Surprizat në “Big Brother VIP” nuk kanë fund.

Edhe pse u duk si e papritur, në të vërtet vëllai i Donald Veshaj, Romeo Veshaj, na paralajmëroi ditën e djeshme me një ‘story’ në Instagramin e tij, ku shkruante: “Stay tuned (qëndroni gati). Gjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”

Ndërsa sot arriti që t’i befasonte të gjithë banorët duke kaluar sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.

Sigurisht që pas kësaj surprizë kaq të bukur, të gjithë konkurrentët dolën jashtë shumë të gëzuar, nga ky gjest i vëllait të Donaldit.

Mësa duket kjo është mënyra e Romeos për të mbështetur sa më shumë Donaldin dhe për të treguar që ai në të vërtet e meriton të shkojë në finale.

Kujtojmë që Donaldi është gjendur në shumë debate në shtëpi me moderatoren, Einxhel Shkira, të cilat ende nuk kanë mbaruar ose të paktën nuk kanë gjetur ende një zgjidhje.