Dy persona janë vënë në pranga nga forcat e policisë “Shigjeta” në Tiranë, pasi qarkullonim me armë zjarri me silenciator dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë për të ndaluar.
Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit E. Z., 29 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Policia bën të ditur se një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar. Forcat “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit tip “BMW”. Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat “Shigjetat”, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë.
Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet.