Aktualitet KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Anton Martini

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini.

Edhe pse seanca dëgjimore për kandidatin e SPAK ishte zhvilluar që në dhjetor, KPK vendosi të rinisë hetimet për shkak të një denoncimi të mbërritur kundër Martinit në 11 dhjetor 2019.

Në lidhje me pasurinë, sipas ILDKP, ka përcjellë një raport, sipas të cilit, prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie apo konflikt interesi.

Përsa i përket figurës, DSIK konstatoi përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës për Anton Martinin duke u shprehur se ai nuk ka kontakte me krimin e organizuar. Gjithashtu raporti ishte pozitiv dhe për aftësitë profesionale.

Vendimi i KPK për të konfirmuar në detyrë prokurorin Martini u mor me shumicë votash.