Ngjarjet më të rëndësishme të javës në Shqipëri dhe botë, përmes fotove realizuar nga agjencitë më prestigjioze.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un shtrëngojnë duart para nisjes së punimeve në Samitin e Hanoit, Vietnam. FOTO: REUTERS
Java e modës në Paris. Një modele prezanton me një veshje të Yves Saint Laurent. FOTO: GETTY IMAGES
Një vizitor në “Dhomën e rrotulluar” në muzeun e Iluzioneve në Prishtinë. FOTO: GETTY IMAGES
Dhoma “Koka në pjatë” në muzeun e Iluzioneve në Prishtinë. FOTO: GETTY IMAGES
Lady Gaga dhe Bradley Cooper, gjatë performancës së tyre në ceremoninë e Çmimeve Oscar. Ky shikim “theu” internetin. FOTO: REUTERS
Një karikaturë 3D që portretizon Mbretëreshën Elizabet duke vrapuar për të kërkuar azil në Bashkimin Europian pas Brexit shfaqet në paradën e Karnevaleve në Mainz, Gjermani. FOTO: REUTERS.
Chomper, një makinë gjysmë autonome e drejtuar me GPS, krijuar nga MIT, pastron borën në Massachusets, SHBA
Në garën e slitave me qen në Oberhof, Gjermani. FOTO: AP
Aurora Borealis mbi arktik, në Rovaniemi, Finlandë. FOTO: REUTERS
Grupi Queen këndon në ceremoninë e Çmimeve Oscar. FOTO: AP
Ushtarët indianë qëndrojnë pranë rrënojave të helikopterit të tyre pasi u rrëzua në rrajonin e Kashmirit. FOTO: REUTERS
Ministri i turizmit, Blendi Klosi, sulmohet nga protestuesit në hyrjen anësore të Parlamentit. FOTO: LSA
Sergio Ramos dhe Lionel Messi gjatë Real-Barcelona të së shtunës, ku katalanasit fituan sërish
Ureña, Venezuelë. Një protestues pengohet në telin me gjemba gjatë përleshjeve me Gardën Kombëtare. FOTO AP