Babë e bir janë vënë në pranga në Lushnje. Ata janë kapur si pjesë e një aksioni që goditi shitjen e drogave të forta.
Mësohet se Izet Boriçi dhe Valier Boriçi, 61 dhe 32 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin punën për përgatitjen dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në banesën e tyre u sekuestruan 420 doza heroinë, 77 doza kokainë, përzierës lëndësh narkotike, 2 peshore elektronike si dhe para cash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari.
“Vijon puna nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave te tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast”, njoftoi policia.