Tre të rinj janë vënë në pranga pasi u kapën në Dhërmi duke shitur lëndë narkotike gjatë koncertit të organizuar në këtë fshat turistik, por dhe në aktivitete të tjera festive.
Sipas policisë, 3 të arrestuarit E. H. 30 vjeç, Xh. B. 27 vjeç dhe K. H. 19 vjeç ua shisnin kryesisht turistëve të huaj.
Në dhomën e tyre të hotelit u gjetën 750 doza kanabisi dhe 800 doza kokaine gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e tyre.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.