Kulturë Shitje rekord të “Tokës së Premtuar” të Barack Obamës

Shitje rekord të “Tokës së Premtuar” të Barack Obamës

Në vetëm një muaj, janë shitur më shumë se tre milion kopje të librit “Toka e Premtuar” nga ish-Presidenti i SHBA Barak Obama.

Shtëpia botuese Crown njoftoi se “Toka e Premtuar” kishte arritur 3.3 milion shitje në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, dhe se libri është në rrugën e tij për t’u bërë një nga kujtimet më të shitura të ish-presidentit në kohët moderne.

“Toka e Premtuar”, i pari nga dy vëllimet e planifikuara, diskuton zgjedhjen e Obamës si president në 2008 dhe mandatin e tij të parë.

Data e lëshimit të vazhdimit nuk është njoftuar ende.

Po libri i Michelle?

Mbi 1 milion kopje nga libra “Ëndrrat e babait tim” dhe “Guximi i shpresës”, të shkruara po nga Barack Obama para se të bëhej president, u shitën gjithashtu.

“Jeta ime” nga Bill Clinton, si dhe “Vendimet” nga George W. Bush, janë shitur në 3.5 deri në 4 milion kopje.

Libri “Becoming” (Të bëhesh) nga Michelle Obama, gruaja e Barack Obama, gjithashtu po shitet mirë.

Nga viti 2018 deri më sot, më shumë se 8 milion kopje janë shitur në Amerikën e Veriut.