Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka bërë një kërkesë zyrtare, të firmosur nga 56 deputetë ndaj Kuvendit, për të futur në Komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit përplasjet e fundit të Metës për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese me anëtarë.
“Presidenti i Republikës në një kurs përplasje të plotë të tij me Kuvendin dhe institucione të tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda, përmes veprimeve konkrete apo mosveprimeve të qëllimshme. Rrjedhimisht, vlerësojmë të domosdoshme që edhe këto veprime të bëhen pjesë e vlerësimit nga Kuvendi i Republikës, në kuadër të procedurës së nisur tashmë për shkarkimin e Presidentit të Republikës”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë.