Kulturë Një “japoneze” në Festivalin e RTSH-së për t’i kënduar në shqip Tiranës

Një “japoneze” në Festivalin e RTSH-së për t’i kënduar në shqip Tiranës

Artisti franko-shqiptar, Genc Tukiçi, do të marrë pjesë këtë vit në “Festivalin e RTSH-së” dhe ka një surprizë të bukur për publikun shqiptar.

Bashkë me të do të performojë edhe e bija, Nadia, e cila ka marrë tiparet e të ëmës së saj japoneze.

Nadia është 17-vjeç dhe jeton në Paris.

Ajo ka trashëguar talentit e të atit në muzikë dhe të dy do të sjellin një duet të veçantë të kënduar në shqip.

“Ju flet Tirana”, është titulli i duetit të Gencit dhe Nadias, që do të kthehet në himnin modern të kryeqytetit shqiptar

Baba e bijë do të konkurrojnë në “Festivalin e RTSH-së” me 19 konkurrentë të tjerë.