Procesi për shkarkimin e Trump është në ngërç për momentin pasi kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi nuk ka dërguar artikujt me akuza në senatin e kontrolluar nga Republikanët.
Një dokument qeveritar i publikuar së fundmi tregon se Zyra e Buxhetit e Shtëpisë së Bardhë urdhëroi Pentagonin të ngrijë fondet e sigurisë për Ukrainën vetëm dy orë pasi presidenti Trump përfundoi telefonatën e tij me presidentin ukrainas, Zelensky në korrik.
“Derisa të dëgjojmë dëshmitarët, derisa të marrim dokumentet, amerikanët do të hamendësojnë se ata që bllokojnë dëshmitë po ndihmojnë në ndërtimin e një manipulimi”, tha Chuck Schumer, lideri i Demokratëve në Senat.
Pelosi kërkon që lideri i mazhorancës, Mitch McConnell dhe Schumer të dakordësohet për rregullat e gjyqit në Senat. Por Shtëpia e Bardhë mendon se ajo do të bëjë lëshime.
Derisa të ketë lëvizje nga njëra palë apo tjetra, presidenti dhe pjesa tjetër e botës duhet të presin për të parë se çfarë do të ndodhë më pas. “President Trump, publiko emailet, lejo dëshmitarët të flasin, pse keni frikë?”, vijoi Schumer.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon sulmet ndaj Dhomës së Përfaqësuesve. “Ata po shkelin Kushtetutën”, deklaroi Trump.