Pas rreth 1 ore, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit të Shkodrës, duke lejuar qarkullimin e automjeteve.
Pavarësisht tentativës për të bllokuar ardhjen e kryeministrit Edi Rama nga hyrja e Shkodrës tek ura e Bahçallëkut, kreu i qeverisë mbërriti në Shkodër nga një rrugë dytësore.
Kreu i qeverisë u prit me protesta në Shkodër, aty ku pati edhe përplasje mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.
Protestuesit e opozitës, me në krye ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardh Spahia bllokuan rrugën hyrëse në qytetin e Shkodrës.