Kryesore Traktati i fshehtë i Londrës: Si Rusia e Leninit shpëtoi Shqipërinë nga...

Traktati i fshehtë i Londrës: Si Rusia e Leninit shpëtoi Shqipërinë nga ndarja

Traktati i fshehtë i Londrës

Më 26 prill 1915 u nënshkrua traktati i fshehtë i Londrës, ndërmjet Fuqive të Mëdha europiane (Francë, Angli Rusi) dhe Italisë, që i njihte Italisë aneksimin dhe sovranitetin e plotë mbi Vlorën e qarkun e saj dhe ishullin e Sazanit, ndërsa edhe protektoratin Italian mbi Shqipërinë e mbetur. Ky traktat u publikua për herë të parë nga qeveria bolshevike në vitin 1917.

Roli i Rusisë dhe i Trockit kundër ndarjes së Shqipërisë

Lindi Leon Trotski (Trocki), teoricien, politikan rus, themelues i Ushtrisë së Kuqe ishte figurë e madhe e Revolucionit të Tetorit 1917, i dyti vetëm pas Leninit. Më vonë Trocki shërbeu si Komisar i Popullit për luftën, dhe për çështje të jashtme. Por pas vdekjes së Leninit më 1924, nën Stalinin, ai u përjashtua nga Partia dhe në vitin 1928 u dëbua nga Bashkimi Sovjetik.

Leon Trotski

Trocki u vra në Meksikë nga një agjent i Stalinit në vitin 1940. Idetë e tij formuan bazën e Trockizmin, shkollë e mendimit marksist. Kohë para revolucionit rus, Trocki ishte gazetar. Në shtator të vitit 1912, ai dërgua në Ballkan nga gazeta e Kievit “Kievskaya Misl” për të mbuluar luftrat ballkanike. Në një prej artikujve të tij, Trockit përshkruan mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë në prag të pushtimit serb, në tetor 1912, gjatë një aksioni të trupave serbe për çarmatosjen e shqiptarëve.

“Ika i tmerruar…..Do të kishte qenë pa dobi, çdo përpjekje për t’u dalë shqiptarëve në mbrojtje. Për ushtarët do të kishte qenë e mjaftueshme vetëm konfiskimi i armëve.. Por jo. Dhe e gjithë kjo ndodhi përballë stacionit ku treni im sapo kishte arritur….ika i tmerruar, për të mos dëgjuar britmat e shkaktuara nga dhimbjet….nuk isha në gjendje as t’i ndihmoja.”

Në vitin 1917, ndërkohë si komisar për çështje të jashtme, Leon Trocki zbuloi dhe bëri publik Traktatin e Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste për copëtimin e Shqipërisë. Sipas Traktatit; Italisë do t’i jepej Vlora dhe Sazani; Greqisë, Korça dhe Gjirokastra; dhe Serbisë e Malit të zi, Shkodra e Kosova; ndërsa Shqipëria do të shndërrohej një principatë myslimane me territoret e mbetura. Synimi i traktatit ishte për të tërhequr Italinë në luftë kundër Austro-Hungarisë.

Vladimir Iliç Lenin

Traktati i Fshehtë i Londrës, i publikuar nga Trocki dhe i mbështetur nge Lenini, u përkthye në shqip nga austriakët dhe u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare, duke shkaktuar indinjatë ndaj Italisë dhe vendeve fqinje, si dhe një ndjenjë simpatie për Rusinë bolshevike që zbuloi traktatin.

Roli i Leninit

Këmbëngulja e Vladimir Iliç Leninit për të mos lejuar përvetësimet e territoreve të kombeve të tjera qe një mbështetje e madhe edhe për mbijetimin e saj, madje i kishte ardhur në çastin më të duhur. E papritura e këndshme për shqiptarët ishte se e mira këtë herë po vinte prej një shteti që tradicionalisht e njihnin si shumë të afërt me vende fqinje që ato momente po e copëtonin mes tyre.