Qyteti i Shkodrës u trondit sërish këtë mengjës dhe duket se nuk po gjen qetësi. Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, mbetën viktima të një atentati të ndodhur para shtëpisë së tyre.
Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pas atentatit që i mori jetën Ferdinand Polisë, biznesmenit të njohur të bujtinave në Theth. Ende pa u mbyllur hetimet për këtë vrasje, Shkodra u trondit sërish sot paradite, ku të shtënat e armës u dëgjuan në “Kiras”, dhe mbi 10 plumba kallashnikovi iu morën jetën dy vëllezërve.
Por qyteti verior gjatë vitit që shkoi u përfshi nga një sëri ngjarjesh kriminale, ku për disa muaj nuk gjeti qetësi dhe u bë objekt debatesh për politikën e Tiranës.
Ngjarjet kriminale në Shkodër vitin e fundit:
Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja.
Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci.
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla.
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip.
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha.
Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku.
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit.
Në 20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia.
30 mars 2019, vritet Astrit Bilali dhe Brahim Bilali.