Bilanci i tërmetit është bërë edhe më tragjik.
Një 20-vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur, ka ndërruar jetë paraditen e së shtunës në spital, duke e çuar në 51 numrin e viktimave nga tërmeti.
Mësohet se 20-vjeçarja nga Tirana është Xhesika Biquku.
Ajo ishte në gjendje kome që nga data 26 nëntor dhe ishte e pamundur që të transportohej jashtë vendit.
Ajo tentoi të dilte nga shtëpia në momentin e tërmetit, ndërsa i ra një tullë në kokë.
Operacioni i kërkim shpëtimit përfundon
Operacioni i kërkim shpëtimit në zonat Durrës e Thumanë, më të
Në 3 ditë u kërkua në rrënoja, përmes operacionit ku morën pjesë rreth 250 efektivë të kërkim shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj.
Ministria e Mbrojtjes sqaroi se janë 47 persona të nxjerrë nga rrënojat; 1 person humbi jetën si pasojë e aksidentit pas dëmtimit nga tërmeti; 1 u hodh nga lartësia për shkak paniku; 1 pësoi infarkt pas goditjeve.