Ka shkuar në 52 numri i personave të shëruar nga COVID-19, ku 5 pacientë lanë sot Spitalin Infektiv.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në një njoftim në Facebook, se pacientët që lanë spitalin ishin nga Tirana, Fieri dhe Kavaja.
“Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi”, shkruan ministrja.
Deri tani, në vendin tone janë konfirmuar 243 raste me koronavirus, ndërsa kane humbur jetën 15 persona.