Vetëm muret kanë mbetur në apartamentin dy-katësh në krye të pallatit që është përfshirë nga flakët mesditën e ditës së sotme në rrugën “Sali Butka” në Tiranë. Teksa operacioni për shuarjen e flakëve ka përfunduar, dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit janë të mëdha.
Siç dallohet nga pamjet, nga apartamenti nuk ka mbetur tashmë asgjë përveç mureve pasi është shkrumbuar plotësisht.
Zjarri zgjati për rreth tre orë dhe u shpërnda përmes fasadës së pallatit edhe në katet e tjera.
Apartamenti dykatësh është raportuar se është në pronësi të një mjeku.