Aktualitet Zjarri në Tiranë/ Shoqërohet në polici administratori i pallatit dhe mjeku që...

Zjarri në Tiranë/ Shoqërohet në polici administratori i pallatit dhe mjeku që banonte në katin e fundit

Administratori i pallatit shumëkatësh që u përfshi nga zjarri në zonën e ish-parkut në Tiranë është shoqëruar në polici. Administratori i pallatit do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Edhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit është marrë në pyetje nga policia.

Ndërkohë, zjarri në pallatin shumëkatësh zgjati për më shumë se 3 orë deri në fikjen e plotë të flakëve.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Fikja e flakëve nga zjarrfikësit u vështirësua për shkak të polisterolit në fasadën e godinës.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, por paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonjë elektroshtëpiake.

Nesër në mëngjes pritet të ketë një ekspertizë paraprake në lidhje me shkakun e saktë.

Zjarri te pallati në Tiranë, shoqërohet në polici administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit! Dyshimet e para për shkakun