Politika “Shmanga Berishën”, ish-aleatët nuk e pranojnë fitoren e pretenduar të Bashës në...

“Shmanga Berishën”, ish-aleatët nuk e pranojnë fitoren e pretenduar të Bashës në 2011-ën

Shtohen nga zërat nga opozita që rrëzojnë versionin e Lulzim Bashës, sipas së cilit ai fitoi Bashkinw e Tiranws nw Lokalet e 2011-ës duke mundur Edi Ramën.

Sipas Ylli Manjanit, Basha madje ka qenë gati të pranonte humbjen dhe pa mbaruar gara.

“Përveç të tjerëve (Saliut, Ilirit dhe pse jo Hysniut) Bashkinë e Tiranës në 2011 Luli e mori me VAR (Vendimet e Arben Ristanit).  Ndërkohë që Luli donte të dilte të pranonte humbjen pa mbaruar gara…

Në katandisjen mjerane ku ka rënë, është e kuptueshme nevoja për të gënjyer, por mosmirënjohja është e neveritshme! Nejse, kohë e humbur ky njeri”, shkruan Manjani, në ato kohë në LSI.

Basha do deklaronte dy ditë më parë se ai e mundi Ramën në 2011-ën, pasi shmangu Berishën në fushatë. Më herët, për këtë reagoi dhe ish-presidenti Nishani.

“Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën!

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne”, shkruan Nishani.