Policia e Tiranës ka shoqëruar gruan e Admir Murataj. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se gruaja e Murataj do të merret në pyetje, nëse ka patur dijeni që bashkëshorti i saj ka qënë ditët e fundit në Tiranë. Gjithashtu gruaja e tij do të jetë personi i cili do të bëjë identifikimin përfundimtar të Admir Muratajt.
Bashkë me gruan Policia ka shoqëruar edhe vëllain e Admir Muratajt.
Ky i fundit u shpreh para Policisë se kërkon të shohë trupin e personit të vrarë, nëse është apo jo Admiri.
“Zyrtarisht nuk dimë gjë për vëllain, ndërkohë që po na vijnë njerëz për ngushëllime. Kërkoj të dij në personi i vrarë është vëllai im”, – tha për gazetarët vëllai i Admir Muratajt.
Admir Murataj ka një vilë në Prezë, aty ku jeton edhe familja e tij.