Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojtje pronarit të lokalit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.
Në një shënim në facebook Gjika shkruan se “Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi”.
Më tej ai shprehet se“ denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin! Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris! Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij”.
“Kundër rrymës për Mihalin! Jemi mësuar për fat të keq ti linçojmë publikisht njerëzit, mjafton të hedhë gurin i pari, dhe o burra kush të godasë më fort, mundësisht nga ato goditjet e ulëta nën brez, pa pyetur apo u informuar se për çfarë arsyeje Mihali u shpërfytyrua,ose e detyruan të shfaqej i shpërfytyruar, ashtu i pataksur mbi makinën që drejtonin dy gangsterë çuditërisht aq gjakftohtë, për të cilët nuk e di pse jam shumë i bindur që janë ideatorët dhe aktorët e asaj që ndodhi!
Mihali që kërkon hakun e tij, edhe pse forma si e kërkon nuk është normale, e bëmë kriminel, monstër, hijenë, kanibal e nuk di c’tjetër damkë i vunë, ndërkohë që pronarë, të cilët me kobure në brez e trasta me hashash të presin e sajdisin me “kulturë” dhe ne i promovojmë, edhe pse buka e tyre është harram!
E denoj si fenomen rastin e djeshëm, por njerëzisht nuk e pushkatoj dot Mihalin!
Ata dy gangot cinikë dhe gjakftohtë në furgon i neveris! Ai spanjoll turisti, kurrë mos ardhtë se do durojmë edhe për eurot e tij! Kaq!”- shkruan Gjika në facebook.